75 Mall Live Search
22:49 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Aksident i rëndë në Podujevë, vdes 30-vjeçari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 21:45 në magjistralen Podujevë-Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete dhe një biçiklist. Viktima është një 30-vjeçar.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci./Indeksonline/