PSV mposht Arsenalin dhe kualifikohet në raundin tjetër

PSV ka shënuar fitore në ndeshjen dhe ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër të Europa League.
Skuadra holandeze mposhti Arsenalin me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Joey Veerman në minutën e 56-të dhe Luuk de Jong në të 63=tin minut, shënuan golat për skuadrën e PSV-së.
Pas ndeshjeve të raundit të pestë, Arsenali mban kreun e tabelës në Grupin A me 12 pikë e ndjekur nga PSV me 10 pikë.
Bodo Glimt renditet në vendin e tretë me 4 pikë, kurse Zurich e fundit me 3 pikë./IndeksOnline/