75 Mall Live Search
14:10 / E Premte, 28 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kane merr vendim për karrierën e tij, ja në cilin ekip mund ta shohim pas Kupës së Botës

Ylli i Tottenham, Harry Kane raportohet se i ka lënë diskutimet për një zgjatje të kontratës me klubin në pritje deri pas Kupës së Botës në Katar.

29 vjeçari ende nuk ka rinovuar kontratën e tij aktuale në veri të Londrës, e cila përfundon në verën e vitit 2024 dhe së fundmi është në bisedime me ekipet si Bayern Munich dhe Man City.

Lajmet e fundit do ti qetësojnë tifozët e Spurs pasi Kane vendosi të shtyjë çdo bisedë për zgjatje deri pas përfundimit të turneut në dhjetor.

Sipas Evening Standard, Kane thuhet se është i fokusuar vetëm në përfundimin e gjysmë sezonit me Spurs, transmeton IndeksOnline.

29-vjeçari mendohet të jetë një nga tre lojtarët që skuadra e Londrës veriore shpreson të lidhë në një marrëveshje të re afatgjatë.

Pierre-Emile Hojbjerg dhe Eric Dier janë dy lojtarët e tjerë që ka të ngjarë të shpërblehen për paraqitjet e tyre të qëndrueshme në skuadrën e Conte këtë sezon.

Mesfushori danez supozohet se ka filluar negociatat për një marrëveshje të re, ndërsa Dier do të presë në mënyrë të ngjashme deri pas Kupës së Botës muajin e ardhshëm.

Treshja e lojtarëve janë bërë pjesë vendimtare për skuadrën e Spurs të Antonio Contes dhe kanë humbur vetëm një ndeshje në Premier League si kolektiv./IndeksOnline/