75 Mall Live Search
20:58 / E Premte, 28 Tetor 2022 / Gj. Sh

Humbja e parë në Europa League, Arteta: Jam shume i zhgënjyer, fundi i një ecurie të gjatë

Pas barazimit në Premier League përball Southampton, Arsenal pësoi humbjen e parë edhe në Europa League kundër PSV.

“Topcinjtë” u mposhtën me rezultatin 2-0 dhe për të siguruar vendin e parë në grupi A duhet të triumfojnë në sfidën e fundit në “Emirates Stadium” përball Zurich.

Në pronocimin për mediat pas sfidës, Mikel Arteta uroi ekipin e PSV pasi sipas tij ata e merituan fitoren.

“Jam shume i zhgënjyer. Është fundi i një ecurie të gjatë, ku fituam shumë ndeshje dhe sot është humbja jonë e parë që nga fillimi i shtatorit. Urime PSV-së  ata ishin ekipi më i mirë sot. Ne nuk ishim në nivelin tonë dhe e dimë se në Evropë, është shumë e vështirë të fitosh. Nuk kemi pasur asnjë kontroll dhe nuk e qarkulluam topin në zonat që donim. Jemi në një pozicion shumë të mirë. Ne jemi të zhgënjyer sonte, por nuk kemi kohë për të ndjerë keqardhje për veten tonë. Duhet të reagojmë. Të dielën, ne kemi një ndeshje vërtet të rëndësishme, dhe më pas do të përgatisim sfidën përball Zurich.“-tha ai.

Sfidën e radhës, “topcinjtë” do ta luajnë të dielën në Premier League përball Nottingham.