Brighton në epërsi prej dy golash ndaj Chelseas (VIDEO)

Skuadra e Brightonin është duke bërë befasinë e javës në Premier Ligën angleze.
Kur kanë kaluar vetëm 15 minuta lojë, Brightoni po avanson me rezultat 2-0 ndaj Chelseas, shkruan IndeksOnline.
Leandro Trossard me një gol të bukur kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e 5-të.
Pas dhjetë minutave, Brightoni dyfishoi rezultatin me autogolin e Loftus-Cheek./IndeksOnline/