Nuk ka kush e ndal Napolin, ”blindon” kreun e tabelës

Napolit po vazhdon me paraqitje fantastike këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spaleti, ka mposhtu në shtëpi Sasuolon, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Napoli kaloi në epërsi qysh në minutën e 4-të, me golin e Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian, ishte realizator edhe në golin e dytë në minutën e 19-të.
Goli i tretë u shënua nga sulmuesi gjeorgjian i cili po shkëlqen këtë sezon, Khvicha Kvaratskhelia, i cili qoi rezultatin në 3-0 në minutën e 36-të.
Në minutën e 77-të, Osimhen shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për skuadrën e Napolit.
Me këtë fitore, Napoli po vazhdon ta ruaj vendin e parë në tabelën e Serie A me 32 pikë, gjashtë më shumë se Milan e cila nesër luan si mysafire e Torinos.
Në anën tjetër, Sasuolo renditet në vendin e nëntë me 15 pikë./IndeksOnline/