75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Xavi vendosi ta fuste në lojë, Pique nuk ishte gati, pa mbrojtëse, pa çorape dhe pa këpucë

Qëndërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka treguar joprofesionalizëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias.

Pas lëndimit të Kounde, Xavi vendosi ta fuste në lojë mbrojtësin spanjoll, por që Pique ishte i papërgatitur për këtë zëvëndësim, transmeton IndeksOnline.

Në momenti që atij u kërkua të inkuadrohej në lojë, ai nuk i kishte të mbathura mbrojtëset, çorapet e as këpucët.

Në pamjet e ndeshjes u pa se si Busquets dhe disa asistentë tentuan t’i zgjidhin lidhëset e këpucëve të qendërmbrojtësit të Barcelonës . Mision i pamundur. Më në fund, Gerardit iu desh të hidhej në bar me një nga çizmet e tij të palidhura.

E për këtë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.

“I mungonin mbrojtëset e këmbëve dhe çorapet, nuk po ngrohej dhe nuk ishte planifikuar të dilte jashtë dhe ishte një emergjencë ”, tha Xavi pas ndeshjes./IndeksOnline/