Bajqinovci pyet Çitakun: E kujt ishte Kosova kur loboje për projektin e shkëmbimit territorial?

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se Kosova nuk është e Albin Kurtit dhe se qeveritë shkojnë e vijnë.
Bajqinovci pyet Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.
“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, ka shkruar ai./Indeksonline/