75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 30 Tetor 2022 / AR

Nuk e preku fare! Një penallti qesharake u dha në futbollin e Kosovës

Fat i mirë që Superliga e Kosovës posedon sistemin e teknologjisë VAR, por nuk është ashtu edhe në Ligën e Parë të futbollit, pasi po vazhdojnë vendimet skandaloze të gjyqtarëve.

Në ndeshjen mes 2 Korrikut dhe Vllaznisë së Pozheranit u dha një penallti qesharake, në fitoren e skuadrës vendase me rezultatin 2-0.

Shohim se si lojtari i ekipit vendas rrëzohet në zonën e 16-metërshit pa u prekur fare nga kundërshtari.

Kujtojmë që skuadra e 2 Korrikut pas 12 xhirove gjendet në vendin e fundit me 9 pikë, aq ka edhe Vllaznia e Pozheranit.