Shëmbet një urë në Indi, vdesin mbi 140 persona

Një urë në Gujarat të Indisë është shëmbur, duke vrarë të paktën 141 persona.
Sipas zyrtarëve indianë, nga kjo shëmbje kanë humbur jetën fëmijë, gra e pleq.
Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarjeje i ka thënë BBC-së se është akoma i tronditur.
Ai ka treguar se ka qenë për herë të parë në këtë urë, së bashku me motrën e tij.
Pas shëmbjes së urës të dy kanë rënë në ujë. Ndonëse ai ka mbijetuar, motra e tij mbetet akoma e zhdukur.
Personat që ishin pranë urës dëgjuan krismën e thyerjes, duke treguar se nxituan të shpëtojnë personat që ranë në ujë.