Messi drejt MLS-së?

Lionel Messi është në sytë e botës kur vie puna te nënshkrimi me ekip të ri!
Argjentinasi është duke pasur një performancë fantastike te PSG, dhe si duket ka adoptuar mirë lojën franceze, sidomos pas një tranzicioni drastik nga Barcelona.
Megjithatë, Topi i Artë duket se është bërë magnet edhe ekipet përtej oqeanit, raporton Indeksonline.
Sipas reporterit David Ornstein, është ekipi amerikan Inter Miami, ai që po mundohet të sigurojë shërbimet e argjentinasit.
Sipas Ornstein, Inter Miami është i bindur në sigurimin e Messit, teksa bisedimet parashihet të fillojnë pas Botërorit.
Lufta për “pleshtin” duket se do të jetë e ashpër këtë sezon, me PSG-në që dëshiron rinovim kontrate me të dhe një Barcelonë “pishman” që kërkon rikthimin e yllit argjentinas./Indeksonline/