Nuk ka dilema, kjo është ndeshja më interesante futbollistike e këtij sezoni

Në Ligën e Parë të Anglisë, që është niveli i tretë i futbollit në këtë vend, u zhvillua një nga ndeshjet më dramatike.
Të shtunën, Charlton Athletic dhe Ipswich Town u ballafaquan në kuadër të xhiros së 17-të, ku u shënuan 8-të gola, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 4-4.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, mysafirët kaluan në epërsi kundër mysafirëve me golin e George Edmundson.
Pushimi mes pjesëve, nuk i ftohi dy ekipet dikur të “Premier League”.
John-Jules dyfishoi epërsinë e Ipswich, por rezultati u barazua në 2-2 brenda 24 minutave nga Charlton.
Këtë e arriti deri në minutën e 76-të, nëpërmjet Rak-Sakyi dhe Albie Morgan.
Ndërsa gjysma tjetër e golave u shënuan në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Në minutën e 91-të Ladabo riktheu epërsinë e Ipswich, ndërsa ajo u shtua tre minuta më vonë nga Morsy.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan për ta barazuar rezultatin në 4-4, falë shënimeve të Terell në minutën e 96-të dhe Dobson në minutën e 99-të.
Pas kësaj ndeshje të xhiros së 17-të, Ipswich gjendet në pozitën e dytë me 37-të pikë, ndërsa Charlton në vendin e nëntë me 23 pikë.