75 Mall Live Search
08:14 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / AR

Policia e Kosovës jep qortimin e parë, serbja thotë se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, pret lajm nga Beogradi

Mbrëmë pas mesnate ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targat në mënyrë graduale deri më 21 prill të vitit 2023.

Siç raporton portali serb “Kosovonline” Policia e Kosovës ka dhënë vërejtjen e parë për riregjistrim të automjeteve në “RKS” në vendkalimin Jarinje, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër ka marrë vërejtje.

Siç ka shtuar ajo, nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit të Beogradit zyrtar./Indeksonline/