ShBA-ja sanksionon grupin e Shtetit Islamik në Somali për kontrabandë armësh

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar grupin e Shtetit Islamik (IS) në Somali dhe disa nga anëtarët e tij të dyshuar që thuhet se po kontrabandojnë armë në Afrikën Lindore.
IS operon kryesisht në verilindje të vendit ku cak të sulmeve i ka forcat e sigurisë dhe civilët.
Pavarësisht marrjes së mbështetjes rajonale dhe ndërkombëtare, Somalia vazhdon të përballet me dhunën vdekjeprurëse militante.
IS Somalia ka qenë aktive në vendin e Bririt të Afrikës që nga viti 2015.
Individët e sanksionuar akuzohen për ofrimin e mbështetjes për njësinë e inteligjencës së grupit, kontrabandë armësh nëpër Afrikën Lindore dhe koordinim të sulmeve të profilit të lartë.
Disa ishin ish-anëtarë të grupit al-Shabab.
Sulmet e dhunshme nga grupet militante të Somalisë kanë marrë shumë jetë dhe kanë ngjallur frikë të gjerë.
Somalia është shumë e varur nga mbështetja ndërkombëtare për të ndërprerë armët e paligjshme dhe rrjetet e financimit që ndihmojnë aktivitetet e al-Shabab dhe Shtetit Islamik.