Skandaloze, televizioni i famshëm spanjoll raporton për rastin në Pejë: U rrah një e moshuar serbe!

Një nga televizionet më të famshme në Spanjë, Tele Cinco ka raportuar mbi rrahjen e Minire Nurës, në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
Megjithatë, Tele Cinco ka dështuar të verifikojë faktet, duke e bërë kështu raportimin skandaloz, me viktimën që e paraqesin kinse është shtetase serbe.

Përveç që është publikuar në portalin e Tele Cincos, rasti në fjalë ka qenë edhe pjesë e edicionit të lajmeve, ku ndër të tjerash është shfaqur edhe video e ngjarjes./Indeksonline/