Ky është ish-zyrtari i arrestuar në seancën kundër Xhabir Zharkut

Me urdhër të prokurorit Rasim Maloku është ndaluar një dëshmitar në lidhje me rastin e Xhabir Zharkut, ku i njëjti po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Urbanizmit, Bekim Troni.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Nga zyra e gjyqtarit të çështjes, më konfirmuan se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të ndaloj dëshmitarin në rastin e Xh.Zh.”, thuhet në përgjigjen e institucioneve të djejtësisë.
Ndryshe, Xhabir Zharku, ish-kryetar i komunës se Kaçanikut, në Gjykatën e Ferizajt është duke u përballur me aktakuzën e Prokurorisë e cila atë e ngarkon me dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Kësisoj, aktakuza kundër ish-kryetarit të Kaçanikut ishte ngritur në tetor të vitit 2020 nga Prokuroria në Ferizaj.
Ai kishte qëndruar në paraburgim nga 15 dhjetori i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2020 kur ishe liruar me dorëzani. /Indeksonline/