75 Mall Live Search
12:10 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Conte i vë kushte Tottenhamit për të vazhduar kontratën

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka pranuar të vazhdojë kontratën e tij që skadon, por me një kusht.

Sipas gazetarit Matt Lowe, Spurs do t’i kërkohet të shpenzojë në tregun e transferimeve në nivelin e Manchester City në vitet e ardhshme në mënyrë që të ndërtojë një skuadër të aftë për të sfiduar për titullin.

Trajneri gjithashtu kërkoi nga drejtuesit që të jenë të sinqertë në ambiciet e tyre.

Italiani ka frikë se presidenti i klubit, Daniel Levy, fillimisht do t’i premtojë para për përforcim, e më pas nuk do t’i mbështesë fjalët e tij me vepra.

Conte mori Tottenhamin një vit më parë dhe në një kohë të shkurtër arriti të përfundojë me ekipin në top 4.

Skuadra aktualisht është në vendin e tretë në Premier League. /abcnews.al/