Përfundon pjesa e parë, Prishtina në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Gjilani që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Pas 45 minutash lojë, vendasit janë në epërsi minimale.
Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Arlind Shabani në minutën e 41-të.
Kryeqytetasit patën edhe disa raste të mira shënimi gjatë 45-minutave, por Enea Koliçi intervenoi për mrekulli duke parandaluar të tjerë gola.
Gjilani rastin më të mirë e kishta në minutat shtesë përmes Cale, por goditjen e tij e priti Nika.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
/IndeksOnline/