Milani fiton falë golit të Giroud në fund, Maldini shënon në sy të babait

Milani ka shënuar një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme.
Rosonerët kanë mposhtur Spezian me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A.
Milan ishte i pari që shënoi, ku në minutën e 21-të Bennacer asistoi për Theo Hernandez dhe mbrojtësi anësor dërgoi topin në rrjetë, duke i dërguar me këtë rezultat dy ekipet në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë nisi në favor të miqve, pasi ish-lojtari i Milanit, Daniele Maldini realizoi një gol të mrekullueshëm në mintën e 59-të.
Mrekullia erdhi nga zëvendësimet e kuqezinjve, pasi Tonali dhe Giroud ishin protagonistët e kësaj fitoreje në frymën e fundit. Tonali rikuperoi një top në gjysmë zonën e Spezias dhe dërgoi një top fantastik drejt zonës, ku Olivier Giroud fluturimthi, duke bërë një goditje në stil gërshëre, arriti të shëntonte golin e fitores. Ai gjithashtu u ndëshkua me kartonin e verdhë pasi hoqi fanellën, duke e bërë kështu të dytin gjatë kësaj ndeshjeje dhe u largua me kartonin e kuq.
Milan kështu rënditet në vendin e dytë me këto tre pikë të fituara.