Sot protestohet në Veri

Në Veri të vendit sot do të mbahet protestë nga ana e serbëve.
Protesta e thirrur nga Lista Serbe është njoftuar të fillojë në ora 12:00.
Lista Serbe u bëri thirrje të gjithë serbëve në Veri të mblidhen para përmendores së “Car Llazrit”.
Deri te kjo protestë ka ardhur pas shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Veri, Nenad Gjuriq.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, policët serbë në Veri kanë dorëzuar detyrën, duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës, raporton Indeksonline.
Sheshet dhe rrugët kryesore të Veriut janë mbushur me flamuj të Serbisë dhe grafite të shumta që thonë “Kosova është Serbi”./Indeksonline/