Gruaja më e gjatë në botë arrin të fluturojë për herë të parë

Rumeya Gelgi (24) është gruaja më e gjatë në botë me 215.16 centimetra. Edhe si adoleshente, ajo ishte shumë e madhe për ulëse normale në aeroplan. Prandaj, një aeroplan u konvertua për ta dhe gjashtë ulëse u zëvendësuan me një divan.
Turkish Airlines konvertoi një nga avionët e saj në mënyrë që gruaja më e gjatë në botë të mund të fluturonte. Madhësia e saj vjen nga një gjendje e quajtur Sindroma e Weaver, e cila ndër të tjera shkakton rritje të përshpejtuar, shkruan Indeksonline.

Për të lehtësuar fluturimin e saj nga Stambolli në San Francisko, linja ajrore zëvendësoi gjashtë ulëse në një prej avionëve të saj me një barelë të bërë me porosi, ku Gelgi mund të fluturojë rehat.

“Një udhëtim i përsosur nga fillimi në fund…ky ishte fluturimi im i parë, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit. Një falënderim nga zemra për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim” ka thënë ajo në reagim.
Gelgi mban gjithashtu rekordin për gruan me duart më të mëdha, gishtat më të gjatë dhe me shpinën më të gjatë./Indeksonline/