75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

Ylli i Manchester Cityt flet në gjyq për akuzat se ka bërë shtatë përdhunime: S’jam Brad Pitt!

Benjamin Mendy, ylli i Manchester Cityt, i akuzuar për shtatë përdhunime ka folur për herë të parë para gjyqit. Në deklaratën e tij, mbrojtësi që kushtoi 60 milionë euro tha se ishte e lehtë të bësh seks me shumë femra për shkak të statusit të tij si futbollist.

Mendy ka thënë se këtë status e ka që nga mosha 18 vjeçare kur luante te Olimpik Marseji.

“E di që nuk jam Brad Pitt, por gratë m’u afruan… Jo për pamjen time, por për futbollin”, tha Benjamin Mendy.

Mbrojtësi francez është betuar në Kuran në deklaratën e tij të parë në gjyq për t’u mbrojtur kundër akuzave për përdhunim dhe krimet seksuale që disa gra kanë paraqitur ndaj tij.

Benjamin Mendy, i cili ishte kampion i Kupës së Botës me Francën, raportoi se dilte natën dy ose tre herë në javë dhe se takonte shumë gra në klubet e natës, disa prej të cilave i ftoi në rezidencën e tij prej 5.4 milionë euro. në Prestbury, Cheshire.

Benjamin Mendy pranoi se tani e ka kuptuar se qëndrimi i tij ndaj grave ishte “mosrespektues” dhe se i vjen keq për festat që organizoi në rezidencën e tij për të harruar problemet e tij me lëndimet./Indeksonline/