Aksident në Gllarevë/ Ndeshen përballë vetura me kombi (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë të Klinës, transmeton IndeksOnline.
Në aksident janë përfshirë një kombi dhe një veturë të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
Ende nuk ka informacion për persona të lënduar./IndeksOnline/

