75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / B O

Yakin sot prezanton listën e Zvicrës për Botëror, ylli i famshëm do të lihet jashtë!

Trajneri i Kombëtares Murat Yakin do të njoftoi sot skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës në Katar. Konferenca për shtyp do të fillojë në orën 11:00 në Luzern.

Mediat zvicërane raportojnë se Kevin Mbabu nuk do të përfshihet në liste.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë pjesë integrale e skuadrës zvicerane që nga viti 2018, por kohët e fundit vendin e tij e zinte Silvan Widmer.

Këtë verë, Mbabu u transferua nga Wolfsburg në Fulham në Premier League, por nuk ka zënë vend në formacionin startues./Indeksonline/