75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / AR

Kroacia mbështetet për hyrjen në Shengen

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka njoftuar se është marrë mbështetja në Parlamentin Evropian për hyrje në zonën Shengen.

“I jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të përfaqësuesve në Parlamentin Evropian që u pajtuan me vlerësimin e reporterit Paolo Rangel – se Kroacia është gati për #Shengen! Anëtarësimi në #Eurozonë dhe #Shengen është një synim strategjik i Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga i cili do të përfitojnë më së shumti qytetarët dhe ekonomia”, ka shkruar ai./Indeksonline/