Conte paralajmëron Anglinë për Harry Kane: Ai është shumë i lodhur

Edhe 10 ditë kanë mbetur deri në fillimin e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Shumica e kombëtareve tashmë kanë publikuar edhe listat e lojtarëve të ftuar për garën më prestigjioze për kombëtare.
Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka paralajmëruar Anglinë për sulmuesin e tyre kryesor, Harry Kane.
Tekniku italian është shprehur se sulmuesi anglez i Tottenhamit është shumë i lodhur fizikisht për këtë garë.
“Ne pritëm deri në orët e fundit para ndeshjes për të parë nëse ai do të mund të luante që në minutën e parë, sepse ai ishte i vetmi sulmues që kishim në dispozicion. Ai si djemtë e tjerë janë burra dhe nuk janë egoistë. Ata nuk e bënë këtë. Mendoni për Kupën e Botës, por për të mirën e Tottenhamit. Përsëri Harry u tregua një person i mirë, por tani ai është me të vërtetë, shumë i lodhur. Para ndeshjes kishim një stërvitje të lehtë dhe në çdo rast ai duhej të ndalonte për të rikuperuar energji. Fizikisht është mirë, por është i lodhur”, tha ai.