75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nga Mbretëresha Geraldinë e deri tek Adrola Dushi! Këto janë 10 femrat më të bukura shqiptare (Foto)

Këto janë 10 FEMRAT më të bukura në historinë e Shqipërisë në 100 vjet. Ato kanë qenë të forta, të afta, të talentuara, por në të njëjtën kohë edhe shumë të bukura. Disa nga femrat më të bukura të ekranit dhe shoqërisë shqiptare ndër 100 vite.

Mbretëresha Geraldinë Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja e bukur mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës, shkruan shekulli.

Sara Blloshmi Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes ty

Musine Kokalari: Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin.

Margarita Xhepa Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme. Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.

Rajmonda Bulku: Në vitet 80 kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku.

Parashqevi Simaku: Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “YouTube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar. Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve.

Eli Fara Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Valbona SelimllariËshtë shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar.

Xhemi Shehu Nje nga femrat me te bukura te koheve te sotme, me nje sharm natyral dhe nje fytyre perfekte. Xhemi eshte jo vetem nje femer e bukur edhe me shume personalitet. Mbi te gjitha natyrale dhe e paprekur nga mania e operacioneve plastike.

Adrola Dushi: Nje simbol i bukurise shqiptare ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticione bukurie në botë dhe e vleresuar maksimalisht si një bukuri që vjen 1 herë ne 100 Vjet! Pa diskutim e mrekullueshme.