Dje e ftoi Kroacia në Botëror, sot ylli i tyre shfaqet i nxirë në fytyrë!

Kroacia dje ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Trajneri Zlatko Dalić në list ka përfshir edhe futbollistin e leipzigut, Josko Guardiol, shkruan IndeksOnline.
Vetëm disa orë pas publikimit të listës, 20 vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Freiburgut.
Guardiol pësoi lëndime në hundë dhe sy dhe u zëvendësua menjëherë dhe u dërgua në spital.
Sipas ekzaminimeve mjekësore ai ka pasur thyerje të hundës por që nuk ka nevojë për operacion dhe nuk rrezikohet pjesmarrja e tij në Kupën e Botës, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Ditën e sotme, Guardiol ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një kumbull të madhe poshtë syrit, e cila është ende e fryrë.
“Për të parë se si duket djali tjetër”, ka bërë shaka Guardiol me foton. Ai do të mungojë në seancat e ardhshme stërvitore të Leipzig./IndeksOnline/
