Pogba reagon pasi nuk u ftua nga Deschamps për Kupën e Botës

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, nuk është në listën e trajnerit Dider Deschamps, për Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Francezi ka reaguar në Twitter, pasi nuk është i përfshirë në skuadr për Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
”Zoti kishte një plan tjetër për mua.
Unë do të mbështes ekipin tim, kombin tim, vendin tim nga larg, por zemra ime është me ta!
Suksese të gjithë lojtarëve të përzgjedhur.”m, ka shkruar Pogba.
Pogba ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion për Juventusin, pasi që u transferua nga Manchester United.
Francezi pasi kishte kryer operacionin në menisk, ka pasur një problem muskulor gjatë fazave të fundit të përpjekjeve të tij për një rikthim në gjendje të plotë.
Ndeshja e fundit që kishte luajtur Pogba, ishte ajo e datës 19 prill kundër Liverpulit ku kishte veç 10 minuta për të. /IndeksOnline/