75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Top-ligat evropiane rikthehen me sfida interesante

Top-ligat  evropiane rikthehen sot me disa sfida tejet interesante dhe të rëndësishme.

Premier League vjen sot me ndeshjet e xhiros së 14-të. Kjo xhiro hapet me duelin Manchester City-Brentford, ndeshje që nis në orën 13:30. Kampionët në fuqi të Anglisë konsiderohen favorit për fitore të paktën në letër.

Duel i zjarrtë parashikohet të luhet në derbin e qytetit të Liverpoolit, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me Evertonin, derisa lideri i tabelës, Arsenal luan në udhëtim tek Wolves.

Serie A, një tjetër ligë e madhe evropiane, rikthehet sot me tri ndeshjet e javës së 15-të, ku lideri i tabelës, Napoli kërkon fitoren e radhës kundër Udineses.

Përballja interesante do të luhen edhe në Bundesligën gjermane, ku veçohet dueli Schalke-Bayern Munich.

Elita franceze vjen me dy ndeshje, ku takohen Lens-Clermont dhe Rennes-Toulous, derisa në Spanjë luhen duelet në kuadër të Kupës së Mbretit.