75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Këto janë fjalët e Munishit pas humbjes nga Drenica

Drenica sot ka mposhtur skuadrën e Prishtinës në ”Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores e shënoi Ermal Veliqit në minutën e 2-të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të takimit ka folur trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi për “Art Sport”.

“Golin e morëm herët, nuk ishte edhe shumë gabimi i lojtarit tonë pasi topi mori një trajektore të çuditshme. Mundem me thënë që lojtari i ndeshjes ishte portieri i Drenicës, nëse vazhdojmë kështu të luftojmë Prishtina do bëjë shumë mirë”, deklaroi Munishi./IndeksOnline/