75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / LB

​Ushtroi dhunë ndaj babait të vet, arrestohet

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.