75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Drita rikthehet te fitorja, mposht me lehtësi Malishevën

Lideri aktual në Superligën e Kosovës, Drita i është rikthyer fitoreve pas tre ndeshjeve.

Intelektualët mposhtën në shtëpi Malishevën me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Drita e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 10-të me Besnik Krasniqin i cili ishte i sakt nga penalltia.

Me të filluar pjesa e dytë, Drilon Hazrollaj barazoi rezultatin në minutën e 49-të.

Gjilanasit rikthyen epërsinë në minutën e 60-të me Ilir Blakçorin.

Golin e sigurisë për 3-1 e shënoi Ardit Tahiri në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Drita zë vendin e parë në tabelë me 35 pikë, kurse Malisheva mbetet në vendin tetë me 18 pikë./IndeksOnline/