Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 17-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 17-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ditën e sotme janë zhvilluar tre ndeshje mjaft interesante, shkruan IndeksOnline.
Gjilani ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Llapit me rezultat minimal 1-0.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve duke mposhtur Ferizajin në shtëpi me rezultat 2-0.
Në ndeshjen tjetër, lideri aktual, Drita ka mposhtur lehtësisht Malishevën me rezultat 3-1.
Ditën e djeshme Drenica ka fituar në ”fadil Vokrri” ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 kurse me po të njejtin rezultat Dukagjini ka mposhtur skuadrën e Trepçës ’89.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 35 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 30 pikë.
Gjiilani renditet në vendin e tretë me 27 pikë, katër më shumë se skuadra e Prishtinës.
Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva dhe Trepç ’89 me 18 pikë, dhe Ferizaji me 12 pikë./IndeksOnline/
