75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / B O

Irani prezanton listën për Kupën e Botës, por regjimi kërkon që të largohet superylli i Bundesligës nga Botërori!

Selektori i Iranit, Carlos Queiroz ka prezantuar listën me futbollistët e ftuar për Botëror.

Por, trajneri i njohur portugez po përballet me një presion të madh nga regjimi shtetëror për largimin nga lista të superyllit iranian, Sardar Azmoun.

Kjo pasi që futbollisti i Bayer Leverkusen ka përkrahur protestat anti-regjimit.

Megjithatë, Querioz ende nuk ka marrë asnjë vendim dhe po tenton të bindë krerët e Federatës që mos të ketë presion për këtë vendim ngase Azmoun është futbollisti më i rëndësishëm i tij./Indeksonline/