Aktivistët e ORCA-s arrestohen në Fakultetin Filozofik

Aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar nga policia, pas një aksioni në Fakultetin Filozofik.
Aksioni i tyre u bë për të kundërshtuar prezencën e profesorëve plagjiatorë, në këtë fakultet.

Pas arrestimit të Hoxhës dhe Gjinovcit, ORCA ka dalur me një njoftim.
“Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.
Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal.
Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.
Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!” thuhet në deklaratën e tyre.
