75 Mall Live Search
13:20 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / MSH

Kuvendi i Kosovës me dy seanca këtë javë

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen në dy seanca plenare gjatë kësaj jave.

Të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku pritet të diskutohet për buxhetin për vitin e ardhshëmn

Ndërkaq, të premten do trajtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.