Shpërthimi në Stamboll, reagon Partia Kurde

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Stambollit pasditen e së dielës. Në atë kohë, zona e këmbësorëve ishte tejet e ngarkuar.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka mohuar çdo përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës në Stamboll.
“Njerëzit tanë dhe publiku demokratik e dinë shumë mirë se ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë incident. Ne nuk synojmë civilët dhe se nuk pranojmë veprime që synojnë civilët,” shkruan organizata, e cila është e ndaluar në Turqi, shkruan Indeksonline.
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka fajësuar më parë PKK-në për sulmin e së dielës, i cili la gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave lokale, policia turke njoftoi gjithashtu se një mbështetës i PKK-së nga Siria e kishte vendosur bombën në një rrugë të frekuentuar tregtare.
E reja e arrestuar pranoi krimin dhe deklaroi se ajo vepronte në emër të PKK-së dhe kishte marrë udhëzimet e saj në Kobane në rajonin kurd në Sirinë veri-lindore./Indeksonline/