Ky lojtar pritet ta zëvendësojë Nkunkun tek kombëtarja e Francës

I dëmtuar në gjurin sot në stërvitjet e Francës, Christopher Nkunku është tërhiqur dhe do të mungojë në Kupën e Botës. Randal Kolo Muani duhet ta zëvendësojë atë, sipas informacioneve të RMC Sport.
Christopher Nkunku u tërhoq nga Kupa e Botës 2022. Sulmuesi i skuadrës franceze u lëndua në gjurin e majtë të martën në stërvitje, gjatë seancës së fundit në Clairefontaine para se lojtarët të niseshin për në Katar.
Christopher Nkunku u rrëzua në stërvitje pas kontaktit me Eduardo Camavinga.
“Ekzaminimet radiologjike të bëra në mbrëmje për fat të keq zbuluan se ishte një ndrydhje”, tha Federata Franceze e Futbollit (FFF).Randal Kolo Muani (23 vjeçar, Eintracht Frankfurt) do të jetë zëvendësuesi i Christopher Nkunkut.