75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / C E

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kandidojnë për organizimin e “Euro 2028”

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e kanë prezantuar sot në UEFA kandidimin preliminar për ta organizuar Kampionatin Evropian në vitin 2028.

Gjithashtu, janë zgjedhur edhe 14 stadiume nga 10 qytete, të cilat do të ishin mikpritëse të garës më të madhe të futbollit evropian.

Konsultimet me qytetet dhe me stadiumet do të vazhdojnë vitin tjetër me një rezultat final për 10 stadiumet që do t’i prezantohen UEFA-s në prill të vitit 2023.

Më poshtë mund ta shihni listën e stadiumeve eventuale që do ta prisnin “Euro 2028”.