Sfidon Katar-in dhe FIFA-n, federata angleze: Nuk pyesim për gjoba, Kane do mbajë shiritin “ylber” në Botëror

Kupa e Botës nuk ka filluar, por tashmë ka shumë polemika.
Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bullingham, njoftoi në një intervistë për “Sky Sports UK” se FIFA me të gjitha gjasat do të sanksionojë britanikët sepse ata “injorojnë” urdhrin për të mos dërguar mesazhe politike gjatë turneut.
Në të vërtetë, kapiteni Harry Kane do të mbajë shiritin “ylber” në mbështetje të komunitetit LGTBQ+, një gjest i paautorizuar nga FIFA, pavarësisht faktit se disa ekipe kombëtare kanë vendosur ta mbajnë atë në Katar, një vend ku liria e shprehjes, përfshirë shprehjen seksuale, është shumë i kufizuar dhe çështja e të drejtave të njeriut shkakton shumë diskutime.
“Ata nuk iu përgjigjën kërkesës sonë për ta mbajtur atë shirit dhe ka mundësi të gjobitemi në atë rast ne do të paguajmë gjobën”,-tha Bullingham.