Vuçiq flet për takimin e nesërm më Kurtin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se takimi do të mbahet në orën 8.
“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë”, tha Vuçiq për TV Prva.
“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë”, shtoi ai.
Nesër përfundon faza e fletëqortimeve, çka shënon nisjen e fazës së re të vendimit për targa – faza e gjobitjes. Prej nesër çdo veturë me targa ilegale do të gjobitet me 150 euro.