Kurti udhëton sot Bruksel, takimi me Vuçiqin nesër, konfirmohet nga Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet nesër me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Në një përgjigje për Indeksonline, ai ka thënë se takimi është konfirmuar për nesër.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë Kryeziu.
Edhe presidenti serb, Vuçiq ka thënë se takimi është caktuar për nesër në ora 8:00 mes dy delegacioneve në Bruksel.
Kujtojmë se sonte në mesnate përfundon faza e qortimit për ngasësit e veturave me targa ilegale, ndërsa sipas vendimit të qeverisë nga data 21 nëntor hyn në fuqi faza e gjobitjes./Indeksonline