75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / MSH

Ramosaj: Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmë gjithë qytetarëve të saj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas vërshimeve në këtë komunë.

Ramosaj ka dhënë detaje mb gjendjen në komunën që menagjon.

“Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha” ka deklaruar Ramosaj.

I pari i Deçanit ka ndarë edhe disa fotografi nga vende të ndryshme të Deçanit, ku ka pasur përmbytje.

“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmë e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente” shtoi Ramosaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.

Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmë e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente.