75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / AR

Publikohet projekti i ri muzikor nga Melinda

Rep artistja Melinda Ademi e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Flasin”.

Kënga është e shkruar nga vet Melinda në bashkëpunim me rep artistin Elinel, ndërsa është produkt i  Nois3 dhe u lansua me një video klip të xhiruar nga kompania, Imagine.

“Flasin” është kënga pasuese e  “Milano”, në të cilën Melinda ishte mysafire e rep artistit Finem, ndërsa projekti i dyshes shpejt  u bë hit dhe aktualisht numëron afro 12 milionë klikime në YouTube.