75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / AR

Dasmë madhështore në Shtëpinë e Bardhë, martohet mbesa e Joe Biden

Mbesa e Joe Biden, Naomi Biden zgjodhi pikërisht Shtëpinë e Bardhë për të bërë histori me dasmën e saj.

Ajo u martua me partnerin e saj Peter Neal në një ceremoni elegante në South Lawn në Uashington, e cila ndodhet në territorin e Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë mbesa e parë e një presidenti në detyrë që e bën këtë. Gjyshi i saj, presidenti Biden ishte i pranishëm, së bashku me babain dhe nënën e nuses, natyrisht edhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Ajo zgjodhi një fustan nusërie nga shtëpia e Ralph Lauren, ku përfshihej dantella Chantilly. Detajet që e bënë atë unike ishin lulet e qëndisura me dorë që u shfaqën si në bust ashtu edhe në fund, me vellon e katedrales. Në fund, pas ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë u mbajt një darkë duke përmbyllur kështu rastin e veçantë të dasmës presidenciale.