75 Mall Live Search
17:17 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Po ndërtohet një stadium modern në Kamenicë

Po ndërtohet një stadium modern në vlerë prej 1.6 milion euro në Kamenicë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari Kadri Rahimaj, i cili tha se stadiumi do të ndërtohet në vitin 2023, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

A jeni gati për tri super lajme📣🤩?

1) Në vitin 2023 në vlerë prej 1.6 milion euro po e ndërtojmë stadiumin modern🏟️ për Klubin Futbollistik Kika, i financuar nga MKRS me Ministër z. Hajrulla Çeku, të cilin e falënderojmë shumë për mbështetjen e dhënë🙏.

2) Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur✅.

3) Klubi Kika në vitin e ardhshëm do ta ketë sponsor📈 gjeneral kompaninë Teuta-M nga Gjilani.

Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet⚽, për mungesën e përkrahjes nga institucionet. Prandaj #nukNdalemi.