75 Mall Live Search
19:07 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / LB

Holanda e nis me fitore

Holanda ka arritur të marrë tre pikë pasi shënoi fitore me rezultat, 2:0, përball Senegalit.

Golin e parë për tulpianët e shënoi Cody Gakpo. 23-vjeçari shënoi në minutën e 84-të pas asistimit fantastik të Frenkie de Jong.

Pas Gakpos shënoi edhe mesfushori i Ajaxit, Davy Klaassen. 29-vjeçari shënoi në fundin e sfidës në një kundërsulm të përgatitur mirë.

Në Grupin A, Holanda ka pikët e barabarta me Ekuadorin, ndërsa Senegali e Katari akoma nuk kanë marrë asnjë pikë.