Para ndeshjes me Arabinë, Messi shfaqet me kyçin e këmbës të ënjtur

Gjatë stërvitjeve është parë që Messit i është ënjtur kyçi i këmbës së tij, gjë që po shkakton frikë të Argjentina, edhe pse lojtari ka stërvitur normalisht me shokët e tij të skuadrës
Edhe pse Messi është stërvitur normalisht me tërë skuadrën e tij para së të fillojë turneun me Argjentinën në ndeshjen e parë në Botërorin Katari 2022, fotot tregojnë se kyçi i këmbës së djathtë të tij nuk është në gjendje të mirë.
Kyçi i yllit të PSG-së ka pasur një inflamacion, edhe pse kjo është normale për të dhe nuk lidhet me ndonjë dëmtim të ashtit apo ligamentit, kanë thënë burime të brendshme për Marca.
Besohet së e ënjtura në kyçin e tij është rezultat i një fashe me xhel të ngrirë, e cila është një trajtim krimoterapie për t’ju shmangur barërave anti-inflamatore.
Ende nuk ka informacion zyrtar nga AFA (Federata e Futbollit të Argjentinës, por lojtari nuk ka treguar shenja të dhimbjes, në fakt ai e përfundoi mirë sesionin e stërvitjeve dhe pritet të jetë pjesë e formacionit të Argjentinës sot.
Kështu që, të qenit titullar në ndeshjen e parë hapëse të Botërorit në Arabinë Saudite këtë të martë në stadiumin Lusail është e padiskutueshme. Kapiteni është gati dhe dëshiron të lërë gjurmë në tokën arabe.