Mesfushori Danez humb Kupën e Botës

Mesfushori i Danimarkës, Thomas Delaney, pësoi një lëndim në gju në barazimin 0-0 me Tunizinë.
Si pasojë e këtij lëndimi, Delaney nuk do të mund të luaj në ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand.
“Do të na mungojë, si brenda dhe jashtë fushës”, tha Hjulmand.
Në ndeshjet e ardhme, Danimarka do të përballet me kampionen në fuqi Francën më 26 nëntor, dhe me Australinë katër ditë më vonë, më 30 nëntor./IndeksOnline/